Në shtator mbahet gara e fotografisë Wiki Loves Monuments 2016 Kosovë & Shqipëri

  • Postuar më: 30 Gusht, 2016
  • Nga:

Edhe këtë shtator, për të tretën herë me radhë, do të mbahet gara e fotografisë Wiki Loves Monuments në Kosovë dhe Shqipëri.

Wiki Loves Monuments është një garë ndërkombëtare e fotografive të monumenteve, e organizuar nga wikipedianët në shumë vende të botës nga 1 shtator – 9 tetor 2016 dhe 15 shtator- 15 tetor 2016 për të mbledhur foto për Wikipedia.

Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund të  kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një  mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo arkitektonike të rrethinës së tyre.

Gara filloi më 2012 si një provë e vogël në Holandë e cila mblodhi 12,500 fotografi. Më 2015 6,618 fotografë ngarkuan mbi 231,000 fotografi të licencuara lirshëm të ndërtesave historike, monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore në 33 vende, duke përfshirë edhe Kosovën.

Çdo konkurs kombëtar do të jetë në gjendje të përzgjedhë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi të përzgjedhura do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të ndajë shpërblime shtesë për fotot më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Këtë vit, gara organizohet nga FLOSSK dhe përmes mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në Kosovë. Në Shqipëri nga  Wikimedians of Albanian Language User Group në bashkëpunim me Open Labs hackerspace, si dhe Fondacionit Wikimedia i cili mbështet të dy shtetet.

  • Faqen me detajet për Shqipërinë e gjeni këtu
  • Faqen me detajet për Kosovën e gjeni këtu

Rregullat dhe informacion të mëtejshme mund të gjendët në faqën zyrtare të garës ndërkombëtare.

1 Koment

  1. “Wiki Loves Monuments 2016”, gara e fotografive të monumenteve » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes · 14 Shtator, 2016

    […] më shumë për garën në wikilovesmonuments.al, ku do të jeni në gjendje t’i ngarkoni fotografitë tuaja përgjatë muajit […]