• facebook
  • instagram
  • twitter
  • mail

Për Garën

Wiki Loves Monuments është një konkurs ndërkombëtar fotografish të monumenteve, e organizuar nga Wikimedia këtë shtator. Wikimedia është fondacioni prapa Enciklopedisë së Lirë Wikipedia – një bashkëpunim global  me autor vullnetarë nga e gjithë bota.

Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund të kontribuojnë me  imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo shkencore të rrethinës së tyre.

Konkursi është i frymëzuar nga 2010 plani i suksesshme pilot  në Holandë, rezultat i së cilës ishin 12.500 imazhet të licencuara të monumenteve që tani mund të përdoret në Wikipedia dhe nga çdokush për çfarëdo qëllimi. Ajo u vazhdua më pas në 2011 në shumë shtete, ku në 2012 komunitetet vullnetare të Wikipedia-s në 35 vende janë bashkuar me këtë iniciativë.

E njohur nga Libri i Ginisit si gara më e madhe e fotografisë në të gjithë botën, Wiki Loves Monuments ka mbledhur rreth 2 milion fotografi që mund të përdoren në Wikipedia dhe Wikimedia Commons.

Çdo konkurs kombëtar do të jetë në gjendje të emërojë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi  të emëruara do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të japë shpërblime shtesë për imazhet më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Çdo mbështetje është e mirëpritur: nga ngarkimi i një imazhi të vetëm, përhapja e fjalës në lidhje me konkursin, te të qënit partner ose sponsor. Këtë shtator, trashëgimia kulturore do të jetë në qendër të vëmendjes në Wikipedia – nga Kili në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Filipine.