• facebook
  • instagram
  • twitter
  • mail

Për ne

1200px-Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group_Vertical_Logo.svg

“Wikimedians of Albanian Language User Group” ose “Grupi i përdoruesve – Wikimedianët e gjuhës shqipe” janë një grup përdoruesish i krijuar nga komuniteti shqiptar i projekteve të Wikimedia, të cilët janë të interesuar të rrisin cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedia shqip. Ne synojmë ta bëjmë këtë përmes programeve arsimore, punëtorive dhe redaktimeve, garave në online/offline, partneriteteve GLAM në nivel rajonal në territoret e Ballkanit ku flitet gjuha shqipe.

Për më shumë kliko këtu.

flossk_logo

FLOSSK është organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse e themeluar më 2009 me qëllim për të kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e softuerit të lirë dhe lëvizjeve të ngjashme në kulturë, edukim dhe njohuri të hapura në Kosovë. Aktivitet kryesor i saj është një konferenë vjetore mbi lirinë softuerike e cila mbahet në Prishtinë.

Për më shumë klko këtu.

ipko foundation

Fondacioni IPKO është një fondacion lokal në Kosovë. Qëllimi tyre është të nxisin dhe të mbështesin zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve me një vizion dixhital për Kosovën. Këta udhëheqës të rinj mund të vijnë nga çdo sektor apo disiplinë, por të bashkuar në perdorim të teknologjisë, internetit dhe teknologjise informative në zhvillim të vendit.

Fondacioni punon gjithashtu në promovimin, shpërblimin dhe mbështetje të punës inovative nga çdo sektor që përfshin përdorimin e teknologjisë dhe portretizon një vizion dixhital për Kosovën.

Për më shumë klko këtu.