• facebook
  • instagram
  • twitter
  • mail

Sesionet informuese për Wiki Loves Monuments 2018

  • Postuar më: 30 Gusht, 2018

Wiki Loves Monuments, gara ndërkombëtare e fotografisë me mbi 50 shtete pjesëmarrëse, mbahet çdo vit në shtator dhe organizohet nga grupet lokale të Wikimedias në çdo shtet pjesëmarrës.

Qëllimi i kësaj gare është që të ftoj fotografët profesionist dhe amator të ngarkojnë fotografi të monumenteve kulturore në Wikimedia Commons të cilat nën licencën e lirë krijojnë një burim të madh informacioni për kulturën dhe historinë e vendit në internet.

Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale, nga e cila 3 fotografitë më të mirat do marrin shpërblime, ndërsa 10 më të mirat do të nominohen për garën ndërkombëtare të Wiki Loves Monuments bashkë me mbi 50 shtete.

Për të gjithë të interesuarit që duan të dinë më shumë rreth garës, Grupi i Përdoruesve të Wikimedias në Gjuhën Shqipe do të mbajë dy sesione informuese gjatë muajit shtator.

- Sesioni i parë informues do të mbahet më 11 shtator 2018 në Prishtinë pranë Qendrës Kulturore & Informative të BE-së – EUICC (adr. Sheshi Nënë Tereza) në ora 17:00.

- Sesioni i dytë informues do të mbahet online përmes videoprezantimit18 shtator 2018, e martë, në ora 18:00. Për t’u regjistruar dhe marrë rikujtim me email për sesionin online kliko këtu.

Gara është e hapur deri më 30 shtator 2018 kurse fituesit do të shpallen jo më larg se 25 tetor 2018.