Shpallen fituesit e Wiki Loves Monuments 2016 në Shqipëri dhe Kosovë

  • Postuar më: 31 Tetor, 2016
  • Nga:

Në shtator dhe tetor u mbajt gara e fotografisë Wiki Loves Monuments në Kosovë dhe Shqipëri me qëllim mbledhjen e fotove për Wikipedia.

Gara organizohet për herë të tretë në Kosovë dhe Shqipëri, dhe këtë vit janë ngarkuar 648 foto nga 39 garues në Kosovë dhe 406 foto nga 19 garues në Shqipëri.

Një juri prej pesë anëtarësh e përbërë nga fotograf dhe wikipedian nga Kosova dhe Shqipëria ka nxjerrë fituesit.

Në Kosovë fitues janë Arben Llapashtica me një foto të Balsamariumit në Ulpianë, Shkelzen Rexha me Muzeun Etnologjik në Gjakovë  dhe Ardian Lumi me një foto nga Muzeu Etnologjik në Prishtinë. Vendet tjera janë zënë nga Shkelzen Rexha, Ardian Lumi, Arben Llapashtica dhe Milot Krasniqi.

Me portretizimin e monumenteve të mbrojtura në Shqipëri fitues kanë dalë Shkëlzen Rexha i cili ka dominuar garën dhe Lars Haefner.

Çdo konkurs kombëtar do t’i dorëzoj 10 foto në garën ndërkombëtare. Këto fotografi të përzgjedhura do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të ndajë shpërblime shtesë për fotot më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Gara në Kosovë është organizuar nga FLOSSK përmes mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve si dhe Fondacionit Wikimedia ndërsa në Shqipëri nga Open Labs përmes mbështetjes së Fondacionit Wikimedia.

Organizatorët falënderojnë të gjithë kontribuuesit për ndihmën e dhënë në promovimin e monumenteve.

Në Kosovë gara do të pasohet me një editathon, apo maratonë të editimit të artikujve të monumenteve, e cila do të kulmoj më 13 nëntor kur do të ndahen çmime për shkruesit më të zellshëm për këtë kategori.

Kosova

 

1Bazilika Episkopale dhe Baptisteri (Pagëzimorja), Ulpianë
nga Arben Llapashtica

 

2Muzeu Etnologjik në Gjakovë
nga Shkelzen Rexha

 

3Muzeu Etnologjik në Prishtinë
nga Ardian Lumi

 

4Kisha e Shën Spasit (Shëlbuesit), Prizren
nga Shkelzen Rexha

 

5Kisha e Manastirit të Graçanicës
nga Ardian Lumi

 

6Kisha e Shën Nikollës në Hoçë të Madhe
nga Shkëlzen Rexha

 

7Kisha e Zonjës Mari, Bec
nga Shkëlzen Rexha

 

8Kalaja Mesjetare e Novobërdës
nga Arben Llapashtica

 

9Tabhanja, Gjakovë
nga Shkëlzen Rexha

 

10Xhamia dhe Kisha Orthodokse, Ferizaj
nga Milot Krasniqi

Shqipëria

 

1Ura e Mesit mbi Përroin e Kirit
nga  Shkelzen Rexha

 

2 Kalaja e Gjirokastrës
nga Shkelzen Rexha

 

3Antigonea
nga Lars Haefner (Albinfo)

 

4Parku Arkeologjik i Apollonisë
nga Shkelzen Rexha

 

5Kalaja e Gjirokastrës
nga Shkelzen Rexha

 

6Kisha e Manastirit të Rubikut
nga Shkelzen Rexha

 

7Banesë në Gjirokastër
nga Sali Jonuzi

 

8Banesa e Vëllazërisë Frashëri
nga Shkelzen Rexha

 

9Kisha e Shen Kozmait (Kolkondas)
nga Shkelzen Rexha

 

10Qyteti Ilir i Bylisit
nga Shkelzen Rexha