• facebook
  • instagram
  • twitter
  • mail

Si të bëheni pjesë e Wiki Loves Monuments 2018

  • Postuar më: 30 Gusht, 2018

Regjistrohuni në Wikimedia Commons

Si fillim ju duhet të hapni një llogari në Wikimedia Commons, nëse nuk keni llogari të hapur në Wikipedia. Wikimedia Commons është një repozitor ku ngarkohet material fotografik, video dhe audio duke i vënë ato në dispozicion të publikut nën disa kushte, si dhe duke krijuar material edukativ të lirë për përdorim nga publiku, në të gjitha gjuhët.  

Fotografo monumentet e trashëgimisë kulturore

Për të qenë pjesë e garës, fotografët duhet të ngarkojnë fotografi të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë apo Shqipëri. Pjesë e garës mund të jenë fotografi që keni bërë në të kaluarën apo fotografi që i bëni posaçërisht për garën.

Për të qenë të sigurt që monumentet që keni fotografuar pranohen në garë, apo doni të gjeni monumente për të fotografuar, kontrolloni listën e monumenteve të Kosovës apo Shqipërisë.  

Ngarko fotografitë

Për të qenë pjesë e garës, fotografitë duhet ngarkohen nga autori në periudhën 1 shtator – 30 shtator 2018. Fotografitë e ngarkuara mund të jenë të bëra kurdo. Licenca që aplikohet është Creative Commons Attribution-Share Alike 4.0 (CC-BY-SA 4.0).

Fotografitë duhen të jenë të kualitetit të lartë. Përparësi do të kanë objektet jo mirë të mbuluara me fotografi në Wikimedia Commons dhe fotografitë me teknika të reja si pamje nga droni, panorama, pamjet e brendshme te objekteve, etj.

- Për monumentet e Kosovës, fotografitë duhen të ngarkohen këtu.

- Për monumentet e Shqipërisë, fotografitë duhen të ngarkohen këtu.

Në momentin që ju ngarkoni fotografitë te linku përkatës, ju bëheni pjesë e garës.


Juria profesionale do të përbëhet nga 3 persona duke përfshirë fotograf profesionist dhe ekspert të trashëgimisë kulturore.

Fituesit do të shpallen jo më vonë se 25 tetor 2018 gjatë ceremonisë përmbyllëse të garës. 10 fotografitë më të vlerësuara do të nominohen për garën ndërkombëtare të Wiki Loves Monuments.